K O P S A
“Kopsa” është një projekt i zhvilluar nga Kryqi i kuq si rezultat i punës shumëvjeçare në fushën e dhurimit të veshmbathjeve dhe distribucionit të tyre tek personat më të rrezikuar. Në nivel vjetor Kryqi i kuq pranon rreth 20 tonë veshmbathje si donacion dhe ndihmon më shumë se 2.000 persona në rrezik në territorin e qytetit të Shkupit. Përvojat dhe njohja e nevojave të njerëzve të cilët i ndihmojmë nga njëra anë dhe potenciali që kemi nga ana tjetër mundësuan për të plotësuar këtë program me përmbajtje të reja të cilat do të mundësojnë një nivel më të lartë të funksionimit që do të thotë përmbushje e nevojave të një numri më të madh të qytetarëve.
“Kopsa” do të mundësojë një sistem më efikas të distribucionit të veshmbathjeve për personat në rrezik, një qasje të lehtë për te rrobat me çmime të ulëta për të gjithë qytetarët me qëllim të ruajtjes së dinjitetit të atyre që kanë rroga të vogla dhe që nuk kërkojnë ndihmë, punësimin e grupeve të lëndueshme qëllimore dhe kontributin në ruajtjen e mjedisit jetësor.
Kopsa / Kopche