Konferenca përfundimtare e projektit InCARE, në Vjenë, Austri
Në periudhën 28 dhe 29 shtator 2023, në Vjenë, Austri, u zhvilluan aktivitetet përfundimtare të projektit “Mbështetje për zhvillimin gjithëpërfshirës të shërbimeve të kujdesit afatgjatë në komunitete duke përfshirë qasjet pjesëmarrëse të vepruesve të ndryshëm” (InCARE), mbështetur nga Komisioni Evropian.
Projekti InCARE filloi në vitin 2020, me qëllim zhvillimin e risive të reja sociale për kujdesin afatgjatë, duke përfshirë veprues të ndryshëm në vendet e Austrisë, Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut dhe për të mbështetur zhvillimin e sistemeve të kujdesit afatgjatë.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si partner implementues, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në periudhën trevjeçare, arriti të dizajnojë dhe themelojë pilot shërbimin Butonin emergjent, duke mbuluar 57 përdorues – persona të moshuar në qytetin e Shkupit, si dhe mundëson përforcimin e aftësive teorike dhe praktike të gjithsej 52 personave, përmes trajnimit për kujdestarë për përkujdesje dhe përkujdesje të të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara në kushte shtëpiake.
Më 28 shtator 2023, u mbajt konferenca finale e projektit, ku përfaqësuesi i Kryqit të Kuq të RMV prezantoi arritjet, rezultatet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimit “Butoni emergjent” përmes integrimit në sistemin shtetëror, Qëllimi përfundimtar është të përmirësojë mirëqenien e të moshuarve dhe të rrisë qasjen e tyre në kujdesin e duhur dhe të përballueshëm. Më 29 shtator 2023 u zhvillua takimi final me të gjithë partnerët e përfshirë në projekt, ku u diskutuan sfidat dhe mësimet e nxjerra, mundësitë për bashkëpunime të reja, si dhe monitorimi i shërbimeve të reja pas përfundimit të projektit.