4 Tetor, 2018
Konkurs për kujdestarë/e i/e personave të moshuar dhe të pambrojtur
Trajnimi i certifikuar për kujdestarë/e i/e personave të moshuar dhe të pambrojtur fillon përsëri nga Tetori.
Bëhet thirrje ndaj të gjithë personave të interesuar të cilët dëshirojnë të vijojnë trajnimin dhe të pajisen me certifikatë të akredituar të aplikojnë në periudhë prej 04.10.2018 deri më 14.10.2018.
Kandidatët duhet t’i përmbushin kushtet e mëposhtme:
- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë
- Të kenë mbi 18 vjet
- Të kenë aftësi psiko-fizike për punë
- Të kenë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm
- Të jenë të motivuar për punë me persona të moshuar dhe të pambrojtur
Kandidatët e interesuar mund të paraqiten në e-mail: skopje.negacentar@redcross.org.mk ; tel: 070 352 246 ose në hapësirat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në bul. “Koco Racin” nr. 13, 1000 Shkup