Konventa e ndihmës së parë në Manastir
Në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Organizatën komunale të Kryqit të Kuq Manastir dhe komunën e Manastirit, më 17 Shtator 2022, në Manastir u mbajt Konventa për ndihmën e parë në të cilën morën pjesë organizatat komunale të Kryqit të Kuq nga i gjithë vendi.
Në manifestimin, i cili u mbajt me rastin e Ditës botërore të ndihmës së parë, u promovua kultura dhe tradita e komunave pjesëmarrëse në aktivitete, si dhe u prezantuan ushtrime demonstruese dhe simuluese për ndihmën e parë në 14 lokacione, nga Kulla e Sahatit deri në Shtëpia e Oficerëve.
Qytetarët patën mundësinë të edukohen për ndihmën e parë për shpëtimin e jetës, reanimacionin pulmonar, ndihmën e parë për fraktura dhe ndihmën për krizat epileptike.
Të pranishmit, vullnetarët dhe kryetarët e komunave tjera i përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut Sait Saiti, kryetari i Komunës së Manastirit Toni Konjanovski dhe kryetarja e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq Manastir Liliana Ristevska.