17 Dhjetor, 2018

Kryqi i kuq fitues – sajti më i mirë i organizatave joqeveritare për vitin 2018

Më 13 dhjetor të vitit 2018 në Qendrën e informimit të BE-së, organizuar nga Agjencia digjitale e marketingut “Media Solutions” u dhanë çmimet “Sajti i vitit për vitin 2018”.

Manifestimi mbahet për herën e nëntë ku “Sajti i vitit” u rrit në një manifestim prestigjioz, i cili ka për qëllim të theksojë dhe shpërblejë sajtet më të mira në vitin e kaluar në shumë kategori, dhe të vlerësojë punën e numrit të madh të autorëve të rinj dhe të talentuar në shumë fusha që punojnë në botimin e uebit.

Karakteristike për këtë garë është ajo se vizitorët e internetit nga Maqedonia i nominojnë dhe i votojnë sajtet e tyre të preferuara në sajtin e manifestimit.

Sivjet votat e tyre i dhanë dhjetëmijë vizitorë të internetit nga Maqedonia dhe si fitues në kategorinë e organizatave joqeveritare zgjodhën sajtin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë www.ckrm.org.mk

< kthehu mbrapa