Kujtimi për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA
Sot, më 12 shtator të vitit 2017, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, shënoi Ditën Kombëtare Amerikane të Shërbimit dhe Përkujtimit të Viktimave (11 shtator) përmes një aksioni të dhurimit të gjakut dhe grumbullimit të artikujve ushqimorë në bashkëpunim me Kryqin e kuq dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit, ku morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Xhes Bejli, deputetë, ministra, profesorë dhe vullnetarë të Kryqit të kuq të RM-së.
Kjo ngjarje frymëzoi shpresë dhe përkujtoi se solidariteti duhet të ngrihet në nivel edhe më të lartë, të vazhdohet tradita që zgjat tanimë nëntë vjet dhe se është bërë sinonim i përgjigjes ndaj sfidave bashkëkohore. Nëpërmjet këtij aksioni të dhurimit të gjakut dhe grumbullimit edhe njëherë artikulojmë shumëllojshmëritë dhe i shndërrojmë ato në efekte humanitare.
Të jesh solidar ndaj të tjerëve është një ndjenjë universale që na ndihmon për të kapërcyer vuajtjet e së kaluarës, për t’u kthyer drejt të ardhmes. Sot ne solidarizohemi me të sëmurët, të lënduarit, ata që kanë nevojë për ndihmë humanitare. Solidarizohemi dhe tregojmë se askush në këtë botë nuk duhet të ndjehet i harruar – deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti.