1 Prill, 2020

LAJMËRIM PËR DHURIM TË GJAKUT PËR BALLAFAQIM ME PANDEMINË COVID 19

Për shkak të situatës emergjente në shtet dhe zbatimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me virusin Covid 19, Kryqi i Kuq i RMV-së dhe Instituti për transfuziologji në mbledhjen e mbajtur më 12 mars të vitit 2020 sollën vendime të cilat u miratuan nga ana e Ministrisë së shëndetësisë dhe u dorëzuan në të gjitha organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe shërbimet për transfuziologji.

Strukturat udhëheqëse të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Institutit për mjekësi transfuziologjike janë në kontakt të vazhdueshëm dhe mbajtën disa mbledhje nëpërmjet Skype konferenca ku vëzhgohen situatat aktuale me rezervat e gjakut dhe prodhimeve të gjakut, caktohen aksione përdhunimin e gjakut, ditët dhe orari i punës i shërbimeve për mjekësi transfuziologjike dhe Qendra ditore për dhurimin e gjakut në “Dare Xhambaz” për dhurimin e gjakut me vetiniciativë janë të caktuara dhe jepen rekomandime në OKKK dhe IMT.

Duke vëzhguar rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë në RMV, Institutit për mjekësi transfuziologjike i ndërmerr të gjitha masat e patjetërsueshme për krijimin e kushteve maksimale të sigurta për dhurimin e gjakut, dhe atë:

  • Personeli i IMT në mënyrë plotësuese është trajnuar për zbatimin e të gjitha masave higjienike;
  • Është futur sistem për sigurimin e distancës adekuate mes dhuruesve të gjakut;
  • Praktikohet thirrja telefonike e dhuruesve të gjakut me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në dhurimin e gjakut në intervale të sigurta kohore (caktim).

Në mënyrë aktive e vëzhgojmë situatën në lidhje me pandeminë e virusit korona. Shëndeti i qytetarëve, i dhuruesve potencial të dhuruesve të gjakut dhe i personelit shëndetësor janë në vend të parë.

Falënderim të madh tek të gjithë dhuruesit e gjakut, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pjesëtarët e policisë dhe punëtorëve të shëndetësisë të cilët në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë për shtetin të dhurojë gjak i cili është i patjetërsueshëm për mbijetesë dhe funksionimin e sistemit shëndetësor.

Përcillni rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndroni me shëndet dhe diskonim të mirë.

Me respekt,               

Kryqi i Kuq i RMV-së

Instituti për mjekësi transfuziologjike

< kthehu mbrapa