29 Gusht, 2016

Lajmërim për të ndihmuar popullatën që pësoi në përmbytje – 16 gusht

Kryqi i kuq të RM-së me 7 ekipet mobile, gjegj;sisht 150 persona vullnetarë dhe profesionistë, vazhdon me përkrahjen e banorëve të goditgur nga katastrofa natyrore. Deri tani janë shpërndarë 27.028 pako me ushqim (një pako është dedikuar për 4 persona),21.000 porcione ditore, 9.700 porcione të ngrohta, 11.619 litra qumësht, 13.322 litra Jogurt, 3.765 pako për higjienë, 558 pako për foshnje, 215 ton ujë, 732 pako pelena, 556 shtretër, , 4.128 batanie, 600 kg veshmbathje, 491 palë çizme, 332 litra dezintal. Janë asistuar 123 raste për ndihmë të parë nga ana e ekipeve të Kryqit të kuq dhe janë realizuar 4 transporte mjekësore.

Në katër pikat pranuese Ranka Millanoviq, Seniq, Partneie Zografski dhe Internsati FON ku janë vendosur 310 persona shpërndajmë ndihmë plotësuese humanitare, terapi me medikamente për të sëmurët kronik dhe terapi vitaminoze për më të mjeruarit.

Qytetarët mund të paraqiten edhe në telefonin e Kryqit të kuq 02/ 3139578 për informacione plotësuese.

Në pajtueshmëri me informacionet e fituara në teren Kryqi i kuq i RM-së bën apel të donohen artikujt në vijim: ushqim i konservuar, ushqim për foshnje dhe pelena, ujë për pije, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim, llopata, çizme gome dhe kova, dorëza gome dhe drita me bateri.

Ndihma mund të dorëzohet në depotë e Kryqit të kuq në RM-së në Momin Potok, Shkup prej 08:00 deri në ora 18:00 (telefoni për kontakt: 3 096 227) dhe në SHF “Naum Naumovski Borçe”.

Subjektete juridike dhe qytetarët e interesuar në mënyrë plotësuese mund të kyçen edhe me sigurimin e ndihmës në të holla:

– Xhiro llogaria e solidaritetit 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale

Deri tani janë grumbulluar 26.270.940 denarë në llogarinë e Fondit për solidaritet.

– Donacioni prej 100 denarë me thirrje në telefonat: 075/070/077 143 400

Deri tani janë grumbulluar 12.932.500  denarë me thirrje në telefona.

Aksioni I grumbullimit është planifikuar të zgjasë 15 ditë nga dita e hapjes së llogarive (07 gusht 2016) nëdrsa vazhdimi i të njëjtës do të varet nga interesimi i qytetarëve dhe subjekteve juridike për donacione. Pas mbarimit të aksionit mjetet do të jenë të transferuara në llogaritë e qytetarëve të goditur nga përmbytjet në pajtueshmëri me vlerësimin e komisioneve të autorizuara të cilat veprojnë në teren.

Donacion të mjeteve në valutë të huaj:

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Apelojmë në aktivitetet për donacionin e ndihmës humanitare të përcjellen udhëzimet e institucioneve kompetente dhe Kryqit të kuq të RM-së, me qëllim që në mënyrë më efektive të menaxhojmë me pasojat e katastrofës natyrore.

< kthehu mbrapa