11 Mars, 2020

Lajmërim

Të nderuar,

 

Duke marë parasysh situatën e padëshiruar e cila e kaploi Shtetin tonë si dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me koronavirusin, e me qëllim që të tejkalohen sjelljet e rrezikshme si tubimet masovike në hapësirë të mbyllur, Ju lajmërojmë se Akademia solemne me rastin e shënimit të jubileut të 75 vjetorit nga formimi i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anulohet. Dëshirojmë që t’Ju falënderojmë për përkrahjen dhe intencën Tuaj të merrni pjesë në këtë manifestim dhe Ju presim pasi të caktojmë datë të re për Akademinë solemne që përsëri të jeni me ne.

 

Me respekt,

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

< kthehu mbrapa