27 Nëntor, 2019

Мbërrini ndihma humanitare në Durrës

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ju informon se më 26.11.2019 ka dërguar ndihmën e parë humanitare në të mira materiale në vlerë prej 20.000 euro dhe 10.000 euro të holla dhe ajo tanimë ka mbërritur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Durrësit.

Bashkë me ndihmën humanitare mbërritën edhe ekipet e reagimit në katastrofa të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit.

Kryqi i Kuq vazhdon të ndjekë dhe realizojë aktivitetet dhe të informojë të gjithë qytetarët dhe kompanitë e interesuara se zyrat e Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq në të gjithë vendin janë të hapura për bashkëpunim në periudhën nga ora 08 deri në ora 16.

Shoqata Nacionale konsideron se duhet të kemi bashkëpunim të koordinuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve të Durrësit.

Njëherësh kujtojmë se në dispozicion janë gjithashtu numrat e telefonit për dhurime për përdoruesit  e Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe për përdoruesit e A1 Maqedonia 143 400 ku me një telefonatë nga çdo operator mund të dhuroni 100 denarë.

Personat dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë gjithashtu përmes llogarisë së Fondit të Solidaritetit 300000001327966.

Qytetarët e vendeve të tjera mund të dhurojnë përmes:

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

< kthehu mbrapa