19 Korrik, 2017

Mbështetja logjistike e IAESTE Maqedoni – Dasma e Galiçnikut

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë tradicionalisht tanimë të 9-tin vjet me radhë në aspektin logjistik mbështet IAESTE-n Maqedoni (International Association for Exchange of Students for Technical Experience) që është një organizatë ndërkombëtare për këmbimin e studentëve të fakulteteve teknike. IAESTE Maqedoni çdo vit i njofton praktikantët me kulturën dhe traditën maqedonase dhe me këtë rast organizon aktivitete të ndryshme.

Një prej atyre aktiviteteve është vikendi që IAESTE Maqedoni e organizoi me rastin e Dasmës së Galiçnikut. Më 15 dhe 16 korrik të vitit 2017 është organizuar kamping në vendin tek terreni i lojërave në Galiçnik, në të cilin ishin të pranishëm 30 studentë nga Maqedonia dhe nga jashtë. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë siguroi mbështetje në akomodimin dhe një paramedik për ndihmën e parë për studentët e pranishëm në këtë ngjarje. Ngjarja kaloi si më mirë dhe pa intervenime serioze.

 

< kthehu mbrapa