7 Tetor, 2022

Mbështetje të iniciativave të vogla për përfshirjen sociale të personave të moshuarve

Sot, më 06.10.2022, në zyrat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RSM-së d-r.Sait Saiti janë nënshkruar 10 kontrata me shoqatat e qytetarëve për përkrahje të projekteve të vogla për realizimin e aktiviteteve për përfshirje sociale të personave të moshuarve.

Projekti “Forcimi i rezistencës së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë КOVID-19 dhe fatkeqësive të ardhshme” mbështetet nga Kryqi i Kuq i RMV, Bashkimi Evropian, Kryqi i Kuq i Serbisë, Kryqi i Kuq Austriak dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.

< kthehu mbrapa