Mbledhja e Kuvendit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë
Më 01.03.2017, në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz” në Shkup, Kuvendi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhjen e vet të rregullt të njëmbëdhjetë, në të cilën si pikë e vetme u shqyrtua miratimi i Statutit të ri të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.
Para se të zhvillohet diskutimi për këtë akt të rëndësishëm dhe më të lartë të Organizatës, kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Millço Trajkovski theksoi se sfidat e reja humanitare që kërkojnë reagim në kohë me aktivitete humanitare, imponojnë nevojën e veprimit të mëtejshëm, e cila kërkon gjetjen e formave të reja për përballimin e tyre, e sidomos me dobësinë e grupeve specifike qëllimore. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në misionin e tij humanitar patjetër duhet të shpërblejë burimet njerëzore dhe të sigurojë burime materiale për përballjen me këto sfida. Për këtë arsye është paraqitur nevoja e miratimit të Statutit të ri të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, si dhe nevoja e harmonizimit të Statuteve të Organizatave komunale menjëherë pas miratimit të Statutit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Millço Trajkov, publikisht falënderoi Sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të kuq, z. Sait Saiti për përkushtimin dhe vetëmohimin dhjetëvjeçar në punën dhe funksionimin e Shoqatës nacionale. Ai gjithashtu shprehu falënderim të madh për grupin e punës i cili pothuajse 10 muaj ka punuar në përgatitjen e këtij dokumenti.
Anëtarët e pranishëm të Kuvendit, me votim publik, unanimisht miratuan Statutin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.