14 Shkurt, 2023

Mblidhen 20.211.361 denarë ndihma humanitare për popullsinë e prekur në Turqi dhe Siri

Deri më datën 13 shkurt 2023, përmes linjave telefonike të donatorëve dhe nga Fondi i Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV janë mbledhur gjithsej 20.211.361 denarë.

Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë ndihmë në të holla në:

            – Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD  Banka Komerciale,  duke shënuar: ndihmë për popullsinë e Turqisë dhe Sirisë.

            – Gjithashtu mund të dhuroni 100 denarë, duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit të Maqedonisë dhe A1.

            – Për dhurimin e mjeteve në valutë të huaj:

            NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH             MACEDONIAN

            BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

            BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

            BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

            SWIFT CODE: KOBSMK2X

            IBAN CODE: MK07300701000001228

 

Përveç ndihmës financiare, personat juridikë dhe fizikë, mund të dhurojnë edhe të mira materiale sipas listës së bashkëngjitur të nevojave për të ndihmuar popullsinë e prekur, udhëzuar nga Shteti turk dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke:

 

  1. Tenda familjare dimërore
  2. Batanije
  3. Ngrohje elektrike/gaz
  4. Mushama për në tokë
  5. Mushama dimërore
  6. Thasë për fjetje
  7. Karrige çmontuese (e cila shndërrohet në shtrat)
  8. Shtretër që palosen
  9. Fener me mbushje diellore
  10. Komplete kuzhine
  11. Produkte ushqimore dhe higjienike (sipas standardeve të ndihmës humanitare)

 

Është e detyrueshme që të gjithë artikujt e dhuruar të jenë të rinj.

Përparësi t’u jepet (tendave familjare dimërore, mushamave, thasëve për fjetje, batanijeve).

< kthehu mbrapa