2 Maj, 2017

Mësimet e nxjerra nga përmbytjet në rajonin e Shkupit

Në periudhën 25-27.04. të vitit 2017 në Hotelin Solferino – Strugë në kuadër të Projektit “Rimëkëmbja e hershme dhe qëndrueshmëria” i mbështetur nga Kryqi i kuq i Austrisë dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit u mbajt një punëtori për mësimet e nxjerra nga përmbytjet që ndodhën në rajonin e Shkupit më 6 gusht të vitit 2016. Në këtë punëtori përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, 6 shkolla themelore, Qendra për Menaxhimin me Kriza, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Kryqi i kuq, ndanë përvojat nga implementimi i aktiviteteve dhe diskutuan për koordinimin dhe rolin e të gjithë aktorëve të përfshirë. Në këtë punëtori u soll përfundimi mbi nevojën e përmirësimit të efikasitetit në reagimin gjatë katastrofave sidomos në aspektin e koordinimit, komunikimit, forcimit të kapaciteteve dhe ngritjes së vetëdijes në mesin e publikut.

< kthehu mbrapa