Mirënjohje për nxënësit heronj të shkollave të mesme
Kryqi i Kuq i RMV në bashkëpunim me ITM edhe gjatë pandemisë organizuan aksione të dhurimit të gjakut në shkollat e mesme në territorin e Qytetit të Shkupit. Me atë rast, shkollat e mesme “Vasill Antevski Dren”, “Pançe Karagjozov”, “Cvetan Dimov” dhe “Orce Nikolov”, të cilat kishin numrin më të madh të dhuruesve të gjakut, morën mirënjohje për mbështetjen jovetjake në organizimin e aksioneve të dhurimit të gjakut. Kryetari i Komunës Petre Shilegov dhe Shefja e Departamentit të Arsimit Daniella Adamova gjithashtu morën mirënjohje, por nxënësit nga të gjitha shkollat e mesme që treguan një akt të lartë njerëzor dhe altruizmi, duke dhuruar gjak, morën falënderimet më të mëdha.