9 Shtator, 2021

Mjete fianciare për familjet e qytetarëve të cilët vdiqën nga zjarri në Qendrën Kovid në Tetovë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të qytetarëve të cilët vdiqën dhe u lënduan në zjarrin tragjik në Qendrën e Kovidit në Tetovë që ndodhi në mbrëmjen e 8 shtatorit 2021.

Në këto momente të vështira të humbjes së të dashurve, në shenjë solidariteti dhe gjesti njerëzor, për familjet e qytetarëve të cilët vdiqën Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’ju ndajnë ndihmë financiare në vlerë prej 30,000.00 denarë për familje.

 

< kthehu mbrapa