26 Nëntor, 2019

Mjetet e informimit publik

Të nderuar,

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllim për qytetarët, familjet dhe institucionet e Shqipërisë, për viktimat e tërmetit. Në të njëjtën kohë, ne jemi me mendimin, shpresën dhe besimin që numri i viktimave të mos rritet dhe urojmë një rikuperim të shpejtë.

Kryqi i Kuq ndjek gjendjen në terren dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe institucionet qeveritare për të përcaktuar nevojat parësore në terren dhe për të organizuar një përgjigje humanitare.

Kryqi i Kuq i RMV-së mori vendim për të ndarë nga rezervat e veta një ndihmë fillestare humanitare në shumë prej 10 000 euro dedikuar viktimave të tërmetit, si dhe ndihmë materiale humanitare:

Thasë gjumi

500

15 EUR

7500 EUR

Batanije

1000

5 EUR

5000 EUR

Krevate montazhi

50

50 EUR

2500 EUR

Pako ushqimore

100

25 EUR

2500 EUR

Pako higjienike

100

25 EUR

2500 EUR

 

 

Gjithsej:

20,000 EUR

Njëherësh publikojmë numrat e telefonit për donacione, “070/075/077 143 400” si dhe numrin e llogarisë së Fondit të Solidaritetit “300000001327966” ku qytetarët e interesuar mund të paguajnë të holla.

Personat e interesuar nga vendet tjera mund të dhurojnë në:

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

Gjithashtu janë ofruar ekipe të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit. Pas vlerësimeve të bëra, ditëve të ardhshme Kryqi i Kuq i RMV-së në mënyrë shtesë do të angazhohet në sigurimin e ndihmës humanitare.

Marrëdhëniet me publikun

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

< kthehu mbrapa