9 Tetor, 2015

MORXHANA ËSHTË EMIGRANTJA MË E VOGËL QË ARRITI NË TABANOC

Morxhana u lind në Gjevgjeli, ndërsa në kalimin kufitar në Tabanoc arriti në moshë vetëm prej 3 (tre) ditë. Në Tabanoc Morxhana dhe prindërit e saj i priti ekipi mobilues i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Kristina Petrova paramedik i Kryqit të kuq që është pjesë e ekipit u kujdes për Morxhanën disa orë deri sa prindërit e saj pushuan dhe u përgatitën për destinacionin e ardhshëm.

Morxhana u lind si foshnje e shëndoshë pa asnjë infeksion. Kryqi i kuq u kujdes për pelena, thithëse, qumësht, krema dhe për gjithçka që i nevojitej foshnjes.

Morxhana dhe prindërit e saj e vazhduan rrugën e tyre të mundimshme deri në Beograd.

asdwergh

< kthehu mbrapa