Ndihma humanitare për 461 familje
Kryqi i kuq i Maqedonisë në kuadër të operacionit DREF për t’u përballë me efektet e valës së ftohtë që e pat kapluar vendin tonë, shpërndau ndihma humanitare për familjet e prekura. Ndihma humanitare nga operacioni DREF dhe donatorë të tjerë përbëhej nga pako ushqimore familjare, paketa familjare të higjienës, batanije, xhaketa dhe komplete me kapele, dorëza dhe shalle. Shpërndarja është bërë nga ekipet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Organizatat komunale në zonat e prekura, në bashkëpunim me institucionet që janë pjesë e sistemit të menaxhimit të krizave. Ndihma humanitare është shpërndarë në qytetet e mëposhtme dhe rrethinat e tyre: Kriva Pallankë (159 familje), Shkup (55 familje), Makedonski Brod (39 familje), Dibër (32 familje), Strugë (36 familje), Manastir (39 familje), Ohër (19 familje), Gostivar (60 familje), Kërçovë (50 familje), Kumanovë (40 familje), Sveti Nikollë (15 familje), Shtip (11 familje).