5 Shkurt, 2019
Ndihmë humanitare në vlerë prej 85.000 euro
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Gjysmëhënën e kuqe të Turqisë distribuoi më 03 shkurt të vitit 2019 ndihmë humanitare për 125 familje në fshatin Buçim, që ndodhet në rajonin e qytetit të Radovishit.
Ndihma e përgjithshme humanitare prej 10 tonësh është donacion i Gjysmëhënës së kuqe të Turqisë në vlerë prej 85.000 euro. Më shumë se 6.000 gjësende të ndryshme të veshmbathjeve, të tilla si këpucë, kanotiere, pantallona, xhemperë, xhaketa u ndanë në paketa sipas moshës.