5 Gusht, 2021

NDIHMË HUMANITARE PËR POPULLATËN E CILA U KAPLUA NGA ZJARRET

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e sotëm dërgoi ekipe për përgjigje gjatë katastrofave për përkrahje logjistike dhe ndihmë të parë për qytetarët dhe ekipet të cilat shuajnë zjarrin në territorin e komunës Pehçevë. Ekipet janë nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit (8 vullnetarë), Organizata komunale e Kryqit të Kuq Shtip (4 vullnetarë), Organizata komunale e Kryqit të Kuq Dellçevë (4 vullnetarë), Organizata komunale e Kryqit të Kuq Koçan (4 vullnetarë) dhe Organizata komunale e Kryqit të Kuq Berovë (4 vullnetarë).

Për shkak nevojës për ndihma humanitare për popullatën e cila është e përfshirë nga zjarret, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot dërgoi ndihmë humanitare në rajonet në vijim:

Berovë / Pehçevë: 500 pako me ushqim, 500 pako me higjienë, 2592 shishe me ujë prej 0,5L, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë.

Kumanovë: 100 pako me ushqim, 100 pako me higjienë, 200 batanije, 2592 shishe me ujë prej 0,5L dhe 50 dyshekë.

Për nesër është planifikuar shpërndarja e ndihmës humanitare për rajonet në vijim:

Dellçevë: 100 pako me ushqim, 100 pako me higjienë, 2592 shishe me ujë prej 0,5L, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë.

Koçan: 100 pako me ushqim, 100 pako me higjienë, 2592 shishe me ujë prej 0,5L, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë.

< kthehu mbrapa