20 Mars, 2015

NË MËNYRË SOLEMNE U SHËNUA 17 MARSI

Jubileu 70 vjetori i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë nën moton “HAPËROJMË SË BASHKU”, më 17 mars të vitit 2015 u shënua me një mori ngjarjesh dhe aktivitete.

Vullnetarët e rinj në teren në rrugën Maqedonia para syve të opinionit i promovuan vlerat humane të Organizatës, ndërsa qytetarët dhe kalimtarët e rastit patën mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejtë të njoftohen me aktivitetet.

Aktiviteti në teren u përcoll nga ana e përfaqësuesve të Shoqatave nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq dhe Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, të cilët ishin mysafirë të Kryqit të kuq të RM-së me rastin e shënimit të këtij jubileu.

Ngjarja qnedrore – Akademia solemne u mbajt në Teatrin ndërkombëtar të Maqedonisë.

Në prani të përfaqësuesve të organizatave shtetërore, publike, qeveritare dhe joqeveritare, kompanive, bashkësive fetare, ambasadave, delegacioneve të shteteve të huaja, anëtarë dhe vullnetarë të Republikës së Maqedonisë, fjalim mbajti kryqitari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dr. Millço Trajkov.

Gjithashtu fjalim mbajti edhe Kryetari i RM-së d-r Gjorge Ivanov i cili theksoi se humaniteti nuk fillon kur për atë do të krijohen kushte adekuate apo kur rastet do ta lejojnë atë, por pasi të dëgjohet se dikush ka nevojë për ndihmë, pavarsisht përkatësisë etnike, religjioze, gjuhësore, sociale etj.

Në Akademi, në shenjë falënderimi për përkrahjen në zhvillimin e Organizatës u ndanë mirënjohje Medlaja e Artë e Kryqit të kuq për d-r Gjorge Ivanov, Kryetar i RM-së dhe për Kryqin e kuq të Austrisë. Pllaka jubilare u ndanë për Federatën ndërkombëtare për shoqatat e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, EVN Maqedoni, Alkaloid SHA Shkup, Banka Komerciale SHA Shkup, prof. D-r Jovan Tofoski, z. Koce Trajanovski kryetar i qytetit të Shkupit dhe për z. Nexhat Elmazi.

Në emër të fituesve të mirënjohjeve mbajti fjalim Kryetari i qytetit të Shkupit z. Koce Trajanovski.

Programi ishte i pasuruar me paraqitjen e filmit dokumentar dhe me pikat muzikore të Margarita Hristova “Njeriu me njeri mundet”, Sintezis “Maca e luti zotin”, Aagim Hajrullahu “Kur hëna lind” dhe Trajëe Gjeorgiev “We are the world”.

 [tribulant_slideshow gallery_id=”1″]

< kthehu mbrapa