Nëntor – Muaji i luftës kundër sëmundjeve të varësive
Muaji Nëntor, sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kushtohet luftës kundër sëmundjeve të varësisë (droga, alkooli dhe cigare). Fokusi për shënimin e këtij muaji këtë vit do të jetë tek të rinjtë e moshës 14 deri në 19 vjeç. E shënojmë muajin nën moton “Informohu dhe merr vendim!”.
Për këtë qëllim, organizatat komunale të Kryqit të Kuq do të organizojnë edukimin e bashkëmoshatarëve për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në javën e fundit të muajit do të organizojmë një panel diskutimi për të rinjtë në të cilin do të ftojmë ekspertë të cilët do të japin prezantimin e tyre mbi pasojat e dëmshme të varësive si dhe udhëzime për parandalimin e tyre (institucionet shtetërore si departamentet e punëve të brendshme , qendrat për punë sociale, institucionet shëndetësore dhe/ose organizatat që merren me problemin e përmendur).