Red Cross Shape
Nëntor – Muaji i luftës kundër sëmundjeve të varësive

2022-11-01

Nëntor – Muaji i luftës kundër sëmundjeve të varësive

Muaji Nëntor, sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kushtohet luftës kundër sëmundjeve të varësisë (droga, alkooli dhe cigare). Fokusi për shënimin e këtij muaji këtë vit do të jetë tek të rinjtë e moshës 14 deri në 19 vjeç. E shënojmë muajin nën moton “Informohu dhe merr vendim!”.

Për këtë qëllim, organizatat komunale të Kryqit të Kuq do të organizojnë edukimin e bashkëmoshatarëve për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në javën e fundit të muajit do të organizojmë një panel diskutimi për të rinjtë në të cilin do të ftojmë ekspertë të cilët do të japin prezantimin e tyre mbi pasojat e dëmshme të varësive si dhe udhëzime për parandalimin e tyre (institucionet shtetërore si departamentet e punëve të brendshme , qendrat për punë sociale, institucionet shëndetësore dhe/ose organizatat që merren me problemin e përmendur).

Други вести

Shpallje – Bashkëpunëtor i Pavarur Profesional për Operacione Financiare në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Përfaqësues të KKRMV morën pjesë në trajnim për analizën e rrezikut dhe skenarëve në Sarajevë
U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026