Ngjarje për prezantimin e Raportit të vlerësimit të ushtrimit simulues “Përgjigje Humanitare 2023”.
Kryqi i Kuq i RMV në manifestimin e sotëm të organizuar në h. Hilton, prezantoi Raportin e vlerësimit të kryer të ushtrimit simulues “Përgjigje Humanitare 2023”, përgatitur nga Komisioni i Monitorimit dhe Vlerësimit.
Në këtë manifestim mbajti fjalim Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV, d-r Sait Saiti, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e ushtrimit simulues në të cilin morën pjesë institucionet e menaxhimit të krizave në vend.
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me universitetet, Kryqi i Kuq i RMV nënshkroi memorandume bashkëpunimi me Universitetin e Sh. Kirili dhe Metodi” – Shkup, Universitetin “Sh. Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universitetin në Tetovës. Me nënshkrimin e memorandumeve, inicohet krijimi i një Platforme për bashkëpunim me universitetet shtetërore me qëllim të këmbimit të praktikave dhe arritjeve shkencore të ekspertëve të fushave përkatëse.
Në këtë manifestim, të pranishmit patën mundësinë të shikojnë ekspozitën me fotografi nga aktivitetet stërvitore, përmes së cilës prezantohen kapacitetet e Kryqit të Kuq për t’iu përgjigjur situatave emergjente.