7 Nëntor, 2017

Një delegacion i Kryqit të kuq të RM-së merr pjesë në takimin më të lartë statutor të FNKK/GJK

Një delegacion i Kryqit të kuq të Maqedonisë i përbërë nga kryetari i Kryqit të kuq të RM-së Prof. Dr. Romel Velev, sekretari i përgjithshëm Dr. Sait Saiti dhe udhëheqësi i sektorit të programeve Sasho Taleski morën pjesë në takimin më të lartë statutor të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe (FNKK/GjK) i cili mbahet nga 06 deri më 11 nëntor të vitit 2017 në Antali, Turqi.

Gjatë mbajtjes së takimit të Kuvendit të Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, si dhe të Këshillit të delegatëve, përfaqësues të shoqatave të njohura nacionale, FNKK dhe KNKK do të bisedojnë për sfidat humanitare të kohës moderne

Gjatë takimit të Kuvendit të Përgjithshëm u zgjodh kryetari i ri i FNKK, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues.

Francesko Roka është kryetari i ri i FNKK ne 4 vitet e ardhshme. Ai u zgjodh ne raundin e pare te takimit 21 të Kuvendit të Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, dhe ku do jete i perkrahur nga 4 nënkryetarë z. Abdul Azize Dialo ( Senegal), Migel Angel Vilaroel Sieralta (Venecuela), Qen Zhu ( Kina) dhe d-r Kerem Kinik (Turqi).

< kthehu mbrapa