Një udhëtim njerëzor me një fund të lumtur
18.07.2017- Edhe një udhëtim njerëzor u përmbyll me një fund të lumtur. Xha Nuriu pas plot dy vjetësh më në fund sërish është me familjen e tij e cila me shumë gëzim e priti këtë moment. Gëzimi është i dyanshëm, nder dhe kënaqësi është të jesh pjesë e jetës së njeriut i cili na mësoi në durim, këmbëngulësi dhe shpresë të pamasë, para së gjithash në dashuri të madhe ndaj familjes së tij për të cilën vazhdimisht fliste me kënaqësi të madhe.
Tani na mbetet shpresa vetëm të urojmë që kjo familje sërish të jetojë momentet e lumturisë, lirisë dhe dashurisë së ndërsjellë.
Në emër të ekipit të Kryqit të kuq, Shërbimit për rivendosjen e lidhjeve familjare të Kryqit të kuq të RM-së, u urojmë shumë momente të lumtura së bashku.