30 Dhjetor, 2015

“Për një darkë të ngrohtë” – aksion i përbashkët humanitar i Stopanska Banka dhe Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim dhe me përkrahje të Stopanska Banka tani më disa vite me rastin e 29 dhjetorit – Dita e formimit të bankës, organizon aksion të përbashkët humanitar për përkrahjen e familjeve me rrezik social. Këtë vit organizohet aksion i përbashkët humanitar “Për një darkë të ngrohtë” ku janë siguruar 500 pako me ushqim për familjet e kategorive të mjeruara sociale.DSC_0017

Ndihma do të shpërndahet nga ana e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq Strugë, Manastir, Strumicë, Vallandovë, Gjevgjeli dhe Koçan në bashkëpunim me të punësuarit në ekspoziturat e Stopanska Banka në komunat ku realizohet ky aksion.

Sot Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit në hapësirat e Qendrës ditore për persona të moshuar, organizoi ngjarje të përbashkët ku në mënyrë zyrtare u dorëzua ndihma nga ana e z. Toni Stojanovski – anëtarë në Këshillin drejtues të Stopanska banka dhe z. Sait Saiti – sekretar gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm të punësuarit e bankës, të punësuarit dhe vullnetarët e Kryqit të kuq, përfaqësuesit e familjeve dhe patën mundësinë që të gjithë së bashku të shoqërohen, të pijnë çaj të ngrohtë dhe të urojnë festat e fundvitit.

Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq, shprehi falënderim të madh për Stopanska Banka për përkrahjen e siguruar, e cila si deri tani edhe me këtë aksion humanitar e vërteton përgjegjësinë e sajë korporative.

< kthehu mbrapa