26 Gusht, 2021

Përgatitje për Javën PVH

Duke filluar nga viti 2012, në pajtueshmëri me kalendarin tradicional të Kryqit të Kuq, në muajin shtator shënohet Java e PVH. Zakonisht përgatitjet zgjsin një muaj dhe gjithmonë aktiviteti është i unifikuar, inovativ dhe kërkon kreativitet nga ana e të rinjëve. Këtë vit, sikur vitin e kaluar, për shkak të pandemisë do të përdoren mundësitë onlinepër marrëveshje mes grupeve të cilat do të formohen në secilën OKKK.

Të rinjtë do të kenë mundësi të krijojnë, të bëjnë trashëgimi të përhershme për Klubin e tyre dhe për Organizatën e vet komunale të Kryqit të Kuq, e me të edhe për të gjithë Shoqatën nacionale. Ata do të përdorin kreativitetin e tyre dhe potencialin e vet për të krijuar lojë/lojëra për vullnetarë në mesin e tyre dhe më gjërë.

Loja mund të jetë board game (të luhet në tavolinë, fizikisht) apo të jetë në formë elektronike. Ajo do të jetë lidhur me me diseminimin për Kryqin e Kuq, me punën në ekipe, me promovimin e vlerave humane, me promovimin e veprave të mira në bashkësi, me promovimin e shembujve të mirë dhe humane.

Për rininë kjo do të jetë një angazhim i ri, animim dhe shpërqëndrim i mendimeve nga jeta e përditshme që tani është mjaft më ndryshe.

 

< kthehu mbrapa