22 Dhjetor, 2015

PËRMIRËSIM I SOCIALIZIMIT TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME NEVOJA TË POSAÇME

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të posaçme” më 17 dhjetor të vitit 2015 organizoi punëtori për evaluimin e aktiviteteve projektuese që implementohen nëpërmjet organizatave komunale të Kryqit të kuq Prilep, Veles, Kavadar, Dellçevë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

Qëllimi i punëtorisë ishte të vërtetohen rezultatet e arritura, efektet e aktiviteteve të implementuara, si dhe të jepen kahje për veprimtari të ardhshme në nivel lokal. Kryetari i Komisionit për punë sociale – humanitare të Kryqit të kuq të RM-së Dimitar Karakulev shprehi kënaqësinë e aktiviteteve të deritanishme të implementuara dhe falënderim të madh për Bankën Komerciale SHA Shkup, për përkrahjen e tyre kompani e cila pesë vite në vazhdimësi mundëson që ky projekt të realizohet.

Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues të Kryqit të kuq, si dhe përfaqësues të qendrave ditore për fëmijë me nevoja të posaçme dhe qendrat për punë sociale të komunave ku realizohen aktivitetet projektuese.

Në punëtori mori pjesë d-r Jasmina Bucevska, drejtoreshë e drejtorisë për marketing në Bankën Komerciale, që pati mundësinë të përcjellë një pjesë të aktiviteteve projektuese që u implementuan gjatë vitit me përkrahjen e bankës.

Në punëtori u dhanë propozime për përparimin e aktiviteteve projektuese, për zbatimin e të cilit pritet përkrahje nga ana e Bankës komerciale SHA Shkup dhe për vitin që vjen. Me përkrahjen e këtij projekti Banka komerciale si kompani shoqërore përgjegjëse, e vërteton vazhdimësinë në orvatjet për zhvillimin dhe mirëqenien e njerëzve në bashkësi.

< kthehu mbrapa