17 Dhjetor, 2018

Perspektivat në dhurimin e gjakut në RM

Në kuadër të Simpoziumit të parë profesional në temën “Perspektivat në dhurimin e gjakut në RM”, i cili u mbajt më 17 dhjetor në ambientet e “Avicena”-s në Shkup, Dr. Sait Saiti, Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, mbajti fjalimin e tij.

Në fjalimin para mjekëve të pranishëm, teknikët dhe stafi i cili direkt është i angazhuar në fushën e dhurimit të gjakut në IMT, si dhe profesorët universitarë të katedrës së Transfuziologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë – Shkup, Sekretari i përgjithshëm iu referua rolit të Kryqit të kuq të RM-së në sistemin shëndetësor të RM-së me theks të veçantë në dhurimin e gjakut. Gjatë prezantimit, ai përfshiu programet shëndetësore që realizohen në organizatë, dhurimin e gjakut nga fillimet e tij si dhe kornizën ligjore për organizimin e tij. U përcaktua roli i Kryqit të kuq të RM-së në këtë proces, si dhe rezultatet, qëllimet strategjike dhe sfidat për aktivitetet e ardhshme në këtë fushë.

Lloji i këtillë i prezantimit ofron mundësinë e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy institucioneve, si dhe prezantimin e njërit prej programeve më thelbësore të Kryqit të kuq të RM-së – programin e dhurimit të gjakut para të pranishmëve.

 

< kthehu mbrapa