5 Dhjetor, 2023

Pjesëmarrje e përfaqësuesit të Kryqit të Kuq të RMV në trajnimin për shkencat sociale

Në periudhën nga 27 nëntori deri më 1 dhjetor 2023 në Budapest, Hungari, zyra rajonale për Evropën e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe organizoi seminar me temën “Shkenca sociale dhe mekanizmi për informacione reciproke në komunitete”.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqi i Kuq i Gjermanisë, Kryqi i Kuq i Spanjës, Kryqi i Kuq i Estonisë, Kryqi i Kuq i Ukrainës, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë, Kryqi i Kuq i Hungarisë dhe Kryqi i Kuq i Kirgistanit, si dhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të Shoqatave Kombëtare në Evropë për përfshirjen dhe llogaridhënien e komunitetit, teknikat dhe mjetet për menaxhimin e informacioneve, planifikimin, monitorimin, vlerësimin dhe raportimin si dhe gjenerimin e të dhënave kuantitative dhe cilësore gjatë kryerjes së anketave të zbulimit të nevojave dhe kapaciteteve të komuniteteve.

< kthehu mbrapa