27 Nëntor, 2024

Pjesëmarrje në Samitin e 5-të të Ndryshuesve të botës

Samiti i Etikës dhe Inovacionit të Ndryshuesve të Botës u mbajt në Universitetin Papnor të Vatikanit më 26 nëntor 2024, ku morën pjesë më shumë se 70 liderë nga organizata, kompani dhe institucione të ndryshme në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV, Dr. Sait Saiti, mori pjesë në një panel diskutimi mbi Etikën, besimin dhe vizionin social, shtytësit e evolucionit dhe zhvillimit, ku theksoi vlerat specifike që Kryqi i Kuq promovon në të punën e përditshme të tij dhe respektimin e vazhdueshëm të normave etike të shoqërisë. Samiti përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të lidhur punën humanitare me tendencat aktuale në zhvillimin e teknologjisë dhe vizionin social të kultivuar nga organizata të një natyre të ndryshme veprimi. Në këtë aktivitet, Shenja e Artë e Kryqit të Kuq iu dha edhe Michael Shanly, themelues dhe Kryetar i Shanly Group, një organizatë donacionet e së cilës mundësuan mbështetjen dhe ndërtimin e shtëpive për mijëra njerëz në nevojë. Në kuadër të diskutimeve me organizatorët e manifestimit “Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim”, u bisedua edhe për mundësinë që Kryqi i Kuq i RMV të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm në vitin 2025 si pjesë e programit për shënimin e 80 vjetorit të themelimit të shoqatës kombëtare. diskutuar.

< kthehu mbrapa