3 Shtator, 2018

Pjesëmarrje në takimin punues për migrime në Budvë, Mali i Zi

Në organizimin të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Kryqit të kuq të Malit të Zi, më 31 gusht 2018, në Budvë u mbajt takimi punues i personave përgjegjës për migrime nga zyra e Zonës Europiane të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe nga Budapesti, dhe përfaqësues të shoqatave kombëtare të Kryqit të kuq të Malit të Zi, Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Kryqit të kuq të Sërbisë, Kryqit të kuq të Hungarisë dhe Kryqit të kuq të Bosnjës dhe Hercegovinës. Përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në takim ishin, udhëheqësi i sektorit për programe, Sasho Taleski, dhe koordinatori për përgaditje dhe veprim gjatë katastrofave, Ali Samet.

Qëllimi i takimit punues ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të shoqatave kombëtare të regjionit, në lidhje me situatat aktuale të krizës së migrantëve si dhe përgaditje e një plani operativ për mbështetje të migrantëve për vitin 2019.

Në takim u shpalosën situatat dhe aktivitetet aktuale të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në lidhje me cështjen e migrantëve, gjendjes momentale, gjendjes financiare lidhur me sigurimin e mjeteve për aktivitetet për mbështetje të migrantëve në të gjitha vendet e regjionit, ballafaqimet në lidhje me mungesën e mjeteve, dhe planet për financimin e këtyre aktiviteteve për vitin 2019.

Në takim përfaqësuesit e shoqatave kombëtare e prezentuan situatën me migrantet në vitet e fundit, që nga fillimi i krizës së migrantëve në vitin 2014 e deri më sot, gjendjen momentale dhe aktivitetet në qendrat e regjioniot, si dhe cështjen e migrimit jo të rregullt vështirësitë që kanë lindur si rezultat i kësaj situate. Akcent i vecantë i është vënë interest të zvogëluar të donatorëve për financimin e programeve për megrim në shoqatat kombëtare të regjionit. Për momentin Kryqi i kuq i Malit të Zi dhe Kryqi i kuq i Bosnjës dhe Hercegovinës janë duke e implementuar DREF operacionet financimi i të cilave do të zgjasë deri në tetor të vitit 2018, ndërsa Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i Sërbisë dhe Kryqi i kuq i Hungarisë janë duke e implementuar programën për mbështetje të migrantëve në suaza të planit operativ të Federatës të vitit 2018, për të cilën akoma nuk janë siguruar mjetet e nevojshme financiare për rrumbullaksimin e programit.

Në raportin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë u shquan rezultatet e arritura për periudhën e kaluar, sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet shoqata kombëtare për momentin, sidomos në aspekt të sigurimit të mjeteve të nevojshme financiare për realizimin e aktiviteteve të parapara për mbështetje të vitit 2018 si dhe nevojat të cilat priten të implementohen në këto programe për vitin 2019.

Në pjesën përfundimtare të takimit u diskutuan trendet dhe parashikimet lidhur me numrin e migrantëve të cilët priten në vitin 2019 si dhe mjetet e nevojshme financiare për realizimin e nevojave të migrantëve në suaza të planit operativ të Federatës Ndërkombëtare për vitin 2019.

< kthehu mbrapa