Pjesëmarrje në trajnimin për përkrahje psiko – sociale të komunitetit në Tiranë, Shqipëri
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në një trajnim interaktiv për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale me bazë komunitetin, që u mbajt nga 16 deri më 20 shtator 2024 në Tiranë, Shqipëri. Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut mori pjesë në trajnim me 2 vullnetarë dhe 1 bashkëfasilitator, psikolog nga Qendra për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale. Ai u organizua nga Delegacioni i Klasterit të IFRC për Evropën Qendrore dhe Juglindore, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe Qendrën Referenciale për Mbështetjen Psikosociale të IFRC.
Trajnimi u fokusua në ngritjen e kapaciteteve të Kryqit të Kuq të Shqipërisë dhe vullnetarëve të shoqatave të tjera kombëtare, të angazhuara në aktivitete psikosociale me bazë komunitare. Trajnimi u mundësoi pjesëmarrësve të përmirësojnë aftësitë e tyre në hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve të mbështetjes psiko-sociale të bazuara në komunitet, duke u mbështetur në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve brenda programeve të shëndetit mendor.
Me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të kapaciteteve të programit të shëndetit mendor dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut, Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Kryqi i Kuq i Kroacisë dhe Kryqi i Kuq i Serbisë shkëmbyen njohuri dhe praktika, si dhe zhvilluan më tej i zbatuan aftësitë për aktivitete të shëndetit mendor të bazuara në nevoja dhe në komunitete cilësore, të përshtatura me nevojat aktuale të njerëzve vulnerabël. Për më tepër, trajnimi CBMHPSS u mundësoi Shoqatave Kombëtare të përmirësojnë më tej cilësinë e shërbimeve për njerëzit e prekur. Trajnimi mbuloi temat kryesore të mëposhtme:
- Ngjarjet e krizës dhe mbështetje psikosociale
- Stresi dhe përballimi
- Humbje dhe pikëllim
- Mbështetje psikosociale me grupet vulnerabël
- Aktivitete mbështetëse psikosociale me bazë në komunitet
- Ndihma e parë psikologjike me moshatarët e rinj dhe bashkëmoshatarët më të rritur
- Parimet e mësimit të të rriturve, sistemet e mbështetjes nga bashkëmoshatarët dhe reagimet e sigurta
- Ndërgjegjësimi për nevojën dhe rëndësinë e kujdesit për veten kur ndihmon të tjerët.