9 Dhjetor, 2022

Prezantimi i procesit “Transformimi 28” para kryetarëve të OKKK/KKQSH dhe KKRMV

Në periudhën nga data 4-6 nëntor të vitit 2022, në Strugë u mbajt takim pune me Kryetarët e Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një nga temat që mori vëmendje të veçantë ishte prezantimi i procesit “Transformimi 28”, pra prezantimi i finalizimit të fazës së konsultimit dhe fushat fillestare të identifikuara për t’iu nënshtruar proceseve të  transformimit gjatë periudhës së ardhshme 5 vjeçare.

Mendimet fillestare u paraqitën në kuadër të 25 temave të identifikuara, për të cilat në një diskutim më të gjerë pjesëmarrësit shprehën mbështetje dhe gatishmëri për t’u angazhuar në mënyrë aktive në periudhën e ardhshme. Njëzëri u konfirmua nevoja për inkuadrimin e disa reformave të zhvillimit në organizatë, me qëllim që të funksionojë në mënyrë efikase dhe progresive dhe të përmbush nevojat  e duhur dhe në kohë të komunitetit.

< kthehu mbrapa