Projekti “Zhvillimi i shërbimeve afariste për kujdes dhe përkrahje të integruar në KKRMV” : Takim koordinues në Qendrën rajonale për trajnim për kujdes në OKKK Strumicë
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i shërbimeve afariste për kujdes dhe përkrahje të integruar në KKRMV” të përkrahur nga partneriteti strategjik i Agjencisë austriake për zhvillim, Kryqi i Kuq i Austrisë, Kryqi i Kuq i Zvicrrës dhe KKRMV, më 10.11.2021, në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq Strumicë u mbajt takim koordinues.
Në mbledhje morën pjesë përfaqësues i delegacionit austriak, nga Zyra qendrore e KKRMV, si dhe sekretarët e OKKK Strumicë, Vallandovë, Radovish dhe Gjevgjeli.
Qëllimi i mbledhjes ishte shqyrtimi i aktiviteteve të realizuara deri tani në Qendrën rajonale për trajnim në OKKK Strumicë, rezultatet të pritura dhe të arritura nga trajnimet për kujdestarë për kujdes dhe ndihmë në shtëpinë për persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, si dhe aktivitete të mëtutjeshme të cilat vijojnë në kuadër të projektit.
Rrjedhimisht, si pjesë e aktiviteteve projektuese, në mënyrë solemne u ndanë edhe Qertifikatat e 15 pjesëmarrësve të cilët me sukses e mbaruan trajnimin e tretë të përkrahur për kujdestar/e për ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara.
Project ,,Integrated care and support service business development in the RCNM,,