2 Prill, 2021

PROMOVIMI I 15 KANDIDATËVE TË CILËT E KALUAN TRAJNIMIN PËR KUJDESTARË

Si pjesë e projektit për zbutjen dhe tejkalimin e pasojave ekonomike dhe psikologjike të shkaktuara nga pandemia KOVID-19, financuar nga Business & Strategies in Europe – B&S in Europe, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon një ngjarje për të promovuar 15 kujdestarë të trajnuar dhe të çertifikuar për kujdesin ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ngjarja do të mbahet më 02.04.2021 nëpërmjet platformës ZOOM, me fillim prej ora 12.

Në këtë ngjarje, kujdestarët e çertifikuar do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre personale (nga motivi i aplikimit, mbështetja, trajnimi dhe pritjet), si dhe njohuritë e fituara dhe aftësitë e forcuara të punës.

Gjatë ngjarjes përfaqësuesit – punonjësit e Kryqit të Kuq do të drejtohen, si dhe do të prezantojnë shërbimet për kujdesin dhe ndihmën për të moshuarit që janë duke u zhvilluar në KKRMV.

Në mënyrë që të integrohen dhe përfshihen më me sukses kujdestarët e çertifikuar në tregun e punës, janë ftuar dhe do të marrin pjesë përfaqësuesit e Qendrave dhe Shtëpive për akomodimin, kujdesin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve.

< kthehu mbrapa