6 Qershor, 2022

Punëtori për mësimet e nxjerra nga përballja me pandeminë KOVID-19

Në periudhën prej 3 deri më 5 qershor 2022, Kryqi i Kuq i RMV-së në qendrën për edukim Solferino, Strugë realizoi punëtorinë me temë “Mësimet e nxjerra nga përballja me pandeminë KOVID-19”. Punëtoria është pjesë e projektit “Mbështetje për procesin e vaksinimit KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Zyra Rajonale për Evropë.

Në punëtori morën pjesë vullnetarë dhe punonjës nga 19 organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, të cilët u përfshinë në aktivitetet e ndërmarra nga KKRMV-së për të mbështetur popullatën e cenueshme gjatë pandemisë KOVID-19. Përmes kësaj punëtorie, pjesëmarrësit forcuan njohuritë dhe aftësitë e tyre për gatishmëri dhe veprim në situata krize dhe dhanë kontributin e tyre në përcaktimin e mësimeve të nxjerra nga përballja me pandeminë KOVID-19.

< kthehu mbrapa