Punëtori për vlerësim të shpejtë në treg
Si pjesë e projektit rajonal “Përforcimi i rrezistencës së personave të moshuar në rast të katastrofave dhe situatave emergjente” përkrahur nga Bashkimi evropian në partneritet me KK të Austrisë, në periudhën prej 19 – 23 qershor të vitit 2023, në Beograd, Republika e Serbise u realizua trajnimi për vlerësim të shpejtë në treg (RAM training). Në të njejtin morën pjesë tre përfaqësues të Kryqit të Kuq të RMV – 2 koordinues të projektit i cili u implementua në Shoqatën tonë kombëtare dhe një përfaqësues i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, të cilët punojnë edhe në implementimin e mjetit për përkrahjen e përdoruesve nëpërmjet përkrahjes financiare apo përkrahjes nëpërmjet vauçerëve me vlerë.
Trajnimit i parapriu edhe punëtoria për mësime dhe rekomandime të mësuar për aktivitete të ardhshme për përfaqësuesit e organizatave të Kryqit të Kuq të cilët implementojnë aktivitete në kuadër të projektit rajonal.