21 Mars, 2022

Punëtori për zhvillimin e PSO

Nga data 18 deri më 20 mars, në Qendrën Solferino-Strugë, u mbajt punëtoria për zhvillimin e Procedurave Standarde Operative (PSO) për transferimin e parave dhe mbështetjen përmes kuponëve në kuadër të projektit “Forcimi i rezistencës së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë Kovid-19 dhe katastrofat e ardhshme”.

Në grupin punues për hartimin e dokumentit ishin përfaqësues të shërbimit ekspert të Kryqit të Kuq të RMV-së, përfaqësues i shërbimit ekspert të KK të Qytetit të Shkupit si dhe sekretarët e Organizatave komunale të Kryqit të Kuq të Ohrit dhe Manastirit.

Ky dokument është i një rëndësie të veçantë për Shoqatën tonë Kombëtare sepse do të krijojë një sistem dhe do të rregullojë procedurat për aplikimin e mjetit për transferimin e parave dhe mbështetjen përmes kuponëve për të ndihmuar grupet e cenueshme të synuara.

< kthehu mbrapa