Punëtoria përfundimtare e programit Red Preuner, përkrahur nga Agjencia austriake për zhvillim dhe Kryqi i Kuq i Austrisë
Punëtoria përfundimtare për forcimin e aftësive të biznesit dhe zhvillimin e sipërmarrjes së programit RedPreneur, e mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Kryqi i Kuq Austriak, mbahet nga 15 deri më 19 nëntor 2021 në Vjenë, Austri.
Pjesëmarrësit nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me përfaqësues të shoqatave kombëtare tjera të Kryqit të Kuq dhe organizatave joqeveritare, do të kenë mundësinë të mësojnë për mënyrat e ndryshme të financimit për mbështetjen dhe zhvillimin e modeleve inovative, si dhe të prezantojnë ide mbi të cilat ata punuan në mënyrë aktive në Akademinë Master para ekspertëve dhe organizatave ndërkombëtare.
Programi RedPreneur është një program dyvjeçar që mbështet vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, si dhe Kaukazin e Jugut, në zhvillimin e modeleve efektive dhe të qëndrueshme për të përmirësuar disponueshmërinë e shërbimeve të integruara shëndetësore dhe sociale në shoqatat e tyre kombëtare.