Red Cross Shape
Punëtoria rajonale për menaxhimin e katastrofave

2018-11-27

Punëtoria rajonale për menaxhimin e katastrofave

Në periudhën 21–23.11.2018 në Qendrën e trajnimit të Kryqit të kuq “Solferino” në Strugë, Republika e Maqedonisë, u mbajt punëtoria rajonale për menaxhimin e katastrofave dhe në të morën pjesë 22 përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të kuq, Kryqi i kuq i Bullgarisë, Kryqi i kuq i Shqipërisë, Kryqi i kuq i Serbisë, Kryqi i kuq i Malit të Zi, Ylli i kuq i Davidit i Izraelit dhe Qendra për menaxhimin e krizave e Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte reagimi i ShN-së së Kryqit të kuq në rast të përmbytjeve që po ndodhin njëkohësisht në shumë shtete, shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatave nacionale si dhe përmirësimi i njohurive përmes trajnimit për përdorimin e NICS (Next-Generation Incident Command System).

Sesionet e punëtorisë u realizuan në mënyrë ndërvepruese përmes shkëmbimit të përvojave dhe punës në grupe. Temat/sesionet që u përpunuan gjatë kohës së punëtorisë janë: NICS (Next-Generation Incident Command System), Përmbytjet në Përgatitjet e dokumenteve për ndihmë ndërkombëtare (DREF dhe APEL), Prezantimi i një përfaqësuesi të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq.

Други вести

U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rezultatet e Programit PVH për ciklin 2026!
Punëtoria përgatitore PHV, 05–07 qershor, Solferino-Strugë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026