30 Shtator, 2022

Rezistenca e personave të moshuarve në botën që ndryshon

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë në shënimin e 1 Tetorit – Ditës ndërkombëtare të personave të moshuar, e cila u caktua nga Asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara më 14 Dhjetor 1990, për të inkurajuar vendet që të tërheqin vëmendjen dhe të sfidojnë stereotipeт negativе dhe keqkuptimet për personat e moshuar dhe plakjen dhe për t’u mundësuar personave të moshuar të realizojn potencialin e tyre.

 

Tema globale e vendosur nga OKB-ja për Ditën ndërkombëtare të personave të мoshuar pë vitin 2022 është “Qëndrësimi i personave të moshuar në botë që ndryshon” dhe synon:

 

  • Të nënvizojë qëndrueshmërinë e grave të moshuara përballë pabarazive mjedisore, sociale, ekonomike dhe gjatë gjithë jetës
  • Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbledhjes së përmirësuar të të dhënave në mbarë botën, të ndara sipas moshës dhe gjinisë
  • Për t’u bërë thirrje shteteve anëtare, enteve të OKB-së, UN Women dhe shoqërisë civile që të përfshijnë gratë e moshuara në qendër të të gjitha politikave, duke siguruar barazinë gjinore

Këto synime globale janë pjesë e politikave të vendit tonë që janë në përputhje me Planin Ndërkombëtar të Veprimit të Madridit për Plakjen. Kryqi i Kuq i RMV është i përfshirë në mënyrë aktive dhe kontribuon në përpjekjet e përgjithshme të ndërmarra nga institucionet kompetente në realizimin e të drejtave, kujdesit të nevojshëm dhe mbrojtjes së të moshuarve në vend.

Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave të moshuar, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq do të organizojnë aktivitete lidhur me temën e këtij viti – duke theksuar rolin e grave të moshuara në tejkalimin e sfidave të caktuara dhe kontributin në zgjidhjet e tyre. Punëtori edukative për të drejtat e të moshuarve, punëtori informative për çështje me interes për të moshuarit, punëtori kreative për përfshirjen aktive të të moshuarve, janë vetëm disa nga aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e kësaj dite.

< kthehu mbrapa