Seminar për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe zbatimin e saj në mbrojtje dhe siguri
Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesi i Kryqit të Kuq të RMV mbajti ligjëratë për DNH dhe aktivitetet humanitare të Kryqit të Kuq në Seminarin për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe zbatimin e saj në mbrojtje dhe siguri, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Seminari u mbajt në Qendrën Trajnuese “d-r Joseph Kruzel”, Kazerma Goce Dellçev në Shkup më 14 dhjetor 2023. Seminari ishte i dedikuar për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mbështetja e Kryqit të Kuq për organizimin e këtij trajnimi është në kuadër të aktiviteteve të rregullta të organizatës sonë për promovimin dhe shpërndarjen e të drejtës ndërkombëtare humanitare me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe njohurive të pjesëtarëve të forcave të armatosura në aspektin e përputhshmërisë dhe respektimit të vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare humanitare në kushte paqeje dhe gjatë konflikteve të armatosura.