SESION INFORMATIV ME PËRFAQËSUES TË KOMPANIVE – ANËTARE TË ODËS EKONOMIKE AMERIKANE NË MAQEDONI
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisël në bashkëpunim me Odën ekonomike amerikane në Maqedoni më 25.06.2015 mbajti sesion informativ me përfaqësuesit e kompanive anëtare në Odën ekonomike në Maqedoni.
Sesioni u hap nga ana e sekretarit gjeneral të Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti dhe drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike amerikae në Maqedoni z. Michelle Osmanli.
Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti theksoi se praksat e mira paraqesin shembuj të suksesshëm të bashkëpunimit partneror të Kryqit të kuq me kompani në Republikën e Maqedonisë dhe të njëjtat si iniciativat e ofruara paraqesin mundësi për bashkëpunim dhe përforcim të relacioneve partnerore tani më të zbatuara për kontribut të përbashkët në bashkësitë për përmirësimin e kualitetit të jetës së popullatës.
Nga ana e përfaqësuesve të kompanive – anëtare në Odën ekonomike amerikane në Maqedoni u ndanë përvojat e deritanishme dhe bashkëpunimi partneror mes Kryqit të kuq dhe sektorit korporativ.