Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
SHËNDETI ORAL

2019-12-14

SHËNDETI ORAL

Sëmundjet orale janë një nga sëmundjet më të shpeshta jo infektuese, dhe kanë ndikim në cilësinë e jetës duke shkaktuar dhimbje, jo rehati dhe vdekje. Sipas OBSH shëndeti oral definohet si “gjendje e mungesës së dhimbjes kronike në gojë dhe dhimbjes së fytyrës, kancerit të gojës dhe fytit, infeksionit oral dhe plagëve të gojës, sëmundjes periodontale, kariesit të dhëmbëve, humbjes së dhëmbëve dhe sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera që kufizojnë aftësinë për të kafshuar, përtypur, qeshur, folur dhe mirëqenien psikosociale të një individi.”

Faktorët e rrezikut që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve orale janë: ushqimi jo i rregullt – konsumimi i tepruar i sheqernave, konsumimi i pijeve alkoolike, pirja e duhanit, higjiena e dobët dhe jo e duhur orale dhe përdorimi jo i duhur i profilaksisë së fluorit.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025