Shënimi i Ditës botërore për ndihmë të parë – 10 Shtator 2016
10 Shtator (e shtune) është Dita botërore për Ndihmë të parë, dita për promovimin e diturive dhe aftësive për ndihmë të parë në të gjithë botën, për të kontribuar në ndryshimet për përhapjen, përmirësimin e trajnimeve për ndihmë të parë në të gjithë botën si akt humanitar dhe komponentë kyçe për një qasje më moderne dhe më të gjërë. Është rasti që të ketë qasje në opinionin më të gjërë dhe të mundohemi ta ndryshojmë mënyrën në të cilën mendojnë për ndihmë të parë.
Këtë vit tema kryesore është “Ndihma e parë për dhe prej fëmijëve”. Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhëna e kuqe tek fëmijët shikon si provajderë të ndihmës së parë dhe njohin se të njëjtit përbëjnë përqindje të madhe të popullatës që merr ndihmën e parënë raste emergjente.
Fëmijët janë pjesë e rëndësishme e bashkësisë që ka aftësi të jenë të involvuar në shpëtimin e jetës së moshatarëve të tyre apo të pjesëtarëve të familjes. Dita botërore për ndihmë të parë 2016 do të fokusohet tek fëmijët të cilët kanë beneficione nga ndihma e parë dhe mund t’ju japin ndihmën e parë moshatarëve të tyre, familjeve dhe bashkësive ashtu siç rriten. Kjo ditë do të ketë për qëllim që të përhapet dituria për ndihmën e parë tek opinioni i gjërë dhe të potencohet rëndësia që të jemi të përgatitur dhe i pajisur që të shpëtohet jeta e njeriut e fëmisë atëherë kur do të godet ndonjë fatkqeësi apo situatë emergjente.