Shënimi i Ditës botërore të vullnetarizimit – 5 dhjetori
Veprimtaria vullnetare është një aspekt i rëndësishëm i punës së Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka zhvillim të vazhdueshëm gjatë ekzistencës së organizatës. Vullnetarizmi është vendimtar për modelin tonë organizativ dhe na mundëson të kemi një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë me komunitetet dhe veprimet sociale, zhvillimore dhe humanitare. Kjo është arsyeja pse organizata jonë bën përpjekje të veçanta për të kujdesur dhe promovuar vullnetarizmin.
Me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq i RMV organizoi një manifestim të veçantë më 3 dhjetor në hotelin DoubleTree by Hilton Shkup, me qëllim të vlerësimit të kontributit të vullnetarëve të Kryqit të Kuq. Ngjarja u shënua nën moton “Heronjtë mes nesh – të pandalshëm” duke asocuar përpjekjet e veçanta të vullnetarëve tanë të cilët veprojnë ndonjëherë dhe në rrethana të jashtëzakonshme duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për grupet e ndryshme të synuara të prekura nga situatat emergjente dhe rreziqet.
Në këtë manifestim fjalim mbajti Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Saiti i cili foli për rëndësinë e vullnetarizmit në vend dhe në Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe lexoi mesazhin e z. Stevo Pendarovski, Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili përzemërsisht falënderoi për kontributin e vullnetarëve të Kryqit të Kuq.
Me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq i RMV-së ndau 11 Mirënjohje vullnetarëve të Kryqit të Kuq të RMV-së të cilët dhanë kontribut të veçantë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të shoqatës kombëtare në vitin 2021. Mirënjohjet falënderuese u ndanë nga ana e znj. Elizabeta Gjorgieska, bashkëshortja e kryetarit të RMV-së, z. Stevo Pendarovski dhe sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të RMV-së, d-r. Sait Saiti.
Në këtë manifestim u prezantua edhe ekspozita e posterave me motive nga puna e vullnetarëve të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.
Më 3 dhjetor organizuan aktivitete të ndryshme nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit në mbarë vendin me qëllim të vetëdijesimit për rëndësinë e kontributit vullnetar në bashkësitë lokale.